Archive | Bleona Qereti

Bleona e pakënaqur me fitimet

Bleona Qerreti, e cila është duke provuar të gjejë famë në Amerikë, këtë vit nuk është ndarë e kënaqur me fitimet. Por, siç thotë edhe vetë Bleona Qereti, për të qenë një këngëtare e suksesshme duhet të investosh mjaft shumë në projekte muzikore.

“Të ju them të drejtën, për dallim nga vitet e tjera këtë vit nuk kam arritur të fitoj asgjë, sepse kuptohet që për të realizuar një projekt muzikor duhet një shpenzim i madh, andaj unë ndonëse këtë vit kam shpenzuar mjaft shumë në këngët e mia, nuk kam arritur të fitoj mjaft në mbrëmjet e koncertet e mia”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Edhe pse nuk ka arritur të fitojë, Bleona nuk ndjehet e zhgënjyer, sepse ka pasur mjaft shumë suksese në pjesëmarrjet e saj nëpër evenimente të ndryshme që janë mbajtur në SHBA. Ajo këtë vit e konsideron me fat dhe pa asnjë dështim.

“Këtë vit kam pasur mjaft shumë suksese, siç e dini tashmë janë të gjitha manifestimet këtu në të cilat kam qenë e pranishme. Dhe sigurisht përfundimi i albumit është njëri nga sukseset e mëdha. Sa për dështime nuk kam pasur. Ky vit ka qenë vetëm i mbarë dhe uroj që edhe vitin 2012 të mos kem asnjë dështim, por të eci vetëm përpara”, ka shtuar Bleona

Posted in Bleona Qereti, Ciljeta0 Comments

Bleona Qereti behet Amerikane

Bleona Qereti behet Amerikane

Kengetarja Shqiptare Bleona Qereti eshte duke marre kritika te forta dhe ofendime nga me te ndryshme nga shqiptaret ane mbane botes,  ne nje interviste te dhene para disa ditesh ne nje stacion mode ne Amerike, Bleona ka refuzuar te thote faleminderit ne shqip, duke u shprehur qe eshte qytetare amerikane.

Video ka 2 dite qe eshte vendos ne youtube dhe eshte shperndare me qindra faqe shqiptare ne internet, ne adrese te kengetares nuk mungojn sharjet nga me te ndryshme ne shqip. Nje mohim i origjines nga ana e Bleones i rrezikon seriozisht karrieren artistike kengetares, qe do e kete shume te veshtire pajtimin me fansat shqiptare, ne qoftese nuk kerkon falje publike ndaj adhuruesve te saj.

Nje mesim te mire nga ky lajm, duhet te marrin dhe ato qindra kengetar/e & artiste shqiptare, qe te kene kujdes ne dhenien e intervistave se do perfundojn ne shpatulla mbas murit si Bleona.

Bleona Qereti duhet te marri mesim nga qindra artiste shqiptare qe karrieren e tyre artistike e kane ndertuar ne Europe dhe Amerike, dhe ne intervista te tyre te bera ne stacione te ndryshme e tregojn per krenari qe jane Shqiptare. Disa prej tyre jane aktoret e njohur James Belushi, Eliza Dushku, Masiela Lusha, Luan Bexheti, Stan Dragoti  etj etj. (Vipat.info)

 

Posted in Bleona Qereti, Lajme1 Comment

Bleona Qereti Zhvishet NAKED

Bleona Qereti Zhvishet NAKED

Bleonës nuk i mungojnë në arkivën e saj (por edhe tonën!) fotot sensuale, madje edhe nga ato pa rroba fare. Ndërkohë që e kemi parë herë pas here të parakalojë në tapetët e kuq të eventeve të ndryshme artistike botërore që zhvillohen në SHBA, ku edhe ajo jeton, të gjithë kanë pyetur veten: Po nga bëhet Bleona, me çfarë merret ajo për momentin?!

 

Kjo sepse nuk i kemi dëgjuar më hite të reja, sikurse ajo ka paralajmëruar në intervistat e saj. Natyrisht, që është “ngujuar” në studio këtë të gjithë e besojnë, kanë parë edhe foto që e dëshmojnë këtë gjë, por vetëm kaq! Por, ja ku vjen lajmi që Bleona Qerreti do të realizojë një këngë të re në anglisht, që do të shoqërohet nga një videoklip përkatës.

 

Sikurse është mësuar, kjo këngë do të mbajë titullin “Naked”, që në shqip do të thotë “Zhveshur” dhe mendohet se do të jetë e destinuar për tregun e huaj. Si thoni, a do të jetë edhe Bleona “zhveshur” sikurse teksti i këngës? Kjo mbetet për t’u parë, edhe pse kemi pak dyshime për këtë!

Po kështu, mbetet për t’u vërtetuar edhe producenti me të cilin ajo bashkëpunon, pasi këngëtarja  nuk ka lënë rast pa përmendur se është duke punuar me një nga kompozitorët më të njohur në SHBA, Timberland. Gazeta Standard

 

 

Posted in Bleona Qereti, Lajme0 Comments

Bleona këndon në lagje me bikini

Tashmë u bë m ë shumë se një muaj që ndodhet në Shqipëri për të qenë e pranishme në koncertet që zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit duke \\\’braktisur\\\’ për fare pak kohë Amerikën, aty ku tashmë ka krijuar dhe jetën e saj. Duke dashur që çdo gjë ti shkojë mirë, tregohet mjaft energjike dhe e kujdesshme në çdo aktivitet që merr pjesë. Ka qenë në shumë e shumë vende, kryesisht në bregdet ku padyshim është pritur mirë dhe me duartrokitje në maksimum. Nuk vihet në asnjë moment në dyshim suksi që ka por diku është pritur më mirë se në asnjë vend tjetër. Dhe ku do të thoni ju? Në ambjentet përpara shtëpisë së saj, në lokalin e quajtur \\\’Laguna Blu\\\’. Është ndjerë shumë mirë dhe ka performuar me rroba banjo duke bërë të mundur në njëfarë mënyre lehtësimin e vapës krijuar nga temperaturat e nxehta. Teksa ka parë forcat e shumta të sigurisë që ndodheshin rreth saj teksa bëhej gati të k ë n d o n t e , këngëtarja iu drejtohet duke iu thënë: \\\’Mund të largoheni. Mos u shqetësoni, jam në lagjen time dhe ndihem e sigurtë\\\’. Është dashur kaq që publiku ta përshëndeste me duartroktijte të mëdha Bleonën e cila ka interpretuar disa prej këngëve më të dëgjuara të saj, të kthyera tashmë n ëhite, Bleona ka kënduar edhe dy këngë të reja për të cilat po përgatit edhe klipet përkatëse. Në koncerte shprehet se po ndihet mrekullisht mirë. Pa marrë parasysh se ku do të jetojë apo çfarë peshe do ketë në tregun amerikan Bleona dëshiron që gjithmonë të jetë Bleona e lindur dhe e rritur në Tiranë. Ndihem shumë e mirëpritur. E presin me padurim kur vjen. Këtë ajo e vlerëson dhe e respekton pa masë. Mendon se ka bërë shumë dhe është kthyer në një personazh të dashur për publikun.


DISTANCA
Edhe pse këto ditë po i kalon për mrekulli, dhe çdo moment e ka të organizuar më së miri, Bleona sërish ka diçka për të cilën mendohet. U bë gati një muaj tashmë që nuk është takuar me bashkëshortin e saj Ganiun, për të cilin thotë se ndjen shumë mall. \\\’Mmm, u bë një muaj tashmë që nuk e takoj. Më ka marrë malli shumë. Flas shumë shpesh në telefon, disa herë në ditë. Mezi pres ta takoj.\\\’- është shprehur Bleona.
PROJEKTET
Pas përfundimit të ditëve të koncerteve Bleona sërish nuk do të mbetet e qetë dhe me orë të lirshme. E pret përsëri një punë e madhe me këngët e saj, materialet muzikore që priten të realizohen dhe klipet përkatëse. Materialet janë në versionin anglisht dhe shqip për të cilat këngëtarja po investon së tepërmi dhe po impenjohe t mjaft. Nuk vihet në asnjë moment në dyshim suksesi që ka por diku është pritur më mirë se në asnjë vend tjetër. Dhe ku do të thoni ju?

Posted in Bleona Qereti0 Comments

Bleona: Ganiu bën ligjin, ma bën tetë me dy

Ka vetëm pak ditë që ndodhet në Shqipëri për të qenë e pranishme në koncertet që zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit duke ‘braktisur’ për fare pak kohë Amerikën, aty ku tashmë ka krijuar dhe jetën e saj. Ka një aktivitet mjaft të ngjeshur dhe do t’i organizojë punët në mënyrën më të mirë të mundshme. ‘Bluetooth’ e kapi rastësisht Bleonën në Tiranë teksa po nisej për një koncert në Durrës. Në këtë intervistë këngëtarja na rrëfen detajet më të fundit rreth lidhjes së saj katër vjeçare me Ganiun, sqaron njëherë e mirë të fshehtën rreth ceremonisë së dasmës si dhe projektet për të zgjeruar familjen
Bleona të shohim këto ditë në Tiranë. Ke ardhur me pushime?
Ç’pushime zeza! (Qesh). Jam me koncerte dhe jo për pushime. Gjithsesi e konsideroj pushim faktin që po rri disa ditë me mamin dhe babin, por kjo ndodh vetëm paraditeve pasi pasditet I kam të zëna me koncerte. Thuajse çdo ditë kam nga një koncert. Jam shumë e zënë dhe nuk di sesi po e përballoj gjithë këtë ngarkesë.
Si është jeta midis Amerikës dhe Shqipërisë?
Jeta midis Amerikës dhe Tiranës është 13 orë diferencë me avion si edhe 40 orë pa gjumë duke përmendur këtu edhe kohën që të zë përgatitja e valixheve. Unë e bëj këtë rrugë shumë shpesh dhe njerëzit më shohin më shumë nëpër sallat e biznesit në aeroporte sesa në rrugë apo në ambiente të tjera në Tiranë.
Si po shkon marrëdhënia me Ganiun?
Marrëdhënia jonë në çift mund të them me plot gojë që është e shkëlqyer. Në fakt ju gazetarët Ganiun e keni bërë personazh VIP. Në vend të më pyesni mua se si jam kur vij, menjëherë interesoheni për të dhe vëmendja përqendrohet tek ai. Ganiu është yll. Momentalisht po bën një makinë si dhe sapo ka blerë motorin e Porshe 917. Ky është projekti me të cilin po merret burri im i dashur. Shtëpia jonë nuk ka mobilie brenda por, ka vida, çelësa anglez e të tjera materiale si këto. Ky është pasioni i tim shoqi dhe në momentin që unë e dua duhet të respektoj edhe pasionin e tij ashtu sikurse edhe ai respekton pasionin tim për këngën dhe koncertet. Kështu që në momentin që unë toleroj sediljet e makinave që kam nëpër shtëpi atëherë duhet toleruar edhe dy mujorshi që unë vij në Shqipëri, në shtëpinë time dhe marr pjesë në koncerte. Në këto kushte keni një mirëkuptim të plotë për sa i përket punës time dhe të Ganiut. Unë këngën, ai ndërtimin e makinave.
Si do ta cilësonit lidhjen tuaj 4 vjeçare?
Në datën 18 Qershor ne kemi mbushur plot katër vite dashuri bashkë. Katër vjet lidhje me Ganiun. Deri tani jam shumë e kënaqur dhe njëkohësisht shumë e lumtur. Por nuk e kam fare idenë sesi do i shtyjmë deri në 40 vite martesë bashkë, kohëzgjatja e çifteve kjo. (Qesh)
Cili është më tolerant nga ju? Pas zënkave që ndodhin në çift, kush kërkon më shpesh falje?
Në momentin që gjërat shkojnë deri te zënkat nuk ia vlen më të kërkosh falje, puna është që nuk duhet të zihesh. Në momentin që zihesh është pak problem të kërkosh falje. Unë jam shumë krenare kurse djali është tmerrësisht kokëfortë. Kështu që askush nuk kërkon falje ndërsa ditën tjetër jemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjithsesi unë jam ajo që toleroj. Për surprizën e të gjithëve është tamam kështu siç po ju them dhe për këtë nuk ka më befasira. Të gjithë njerëzit mendojnë që është Bleona ajo që e kontrollon këtë marrëdhënie. Jo, nuk është aspak e vërtetë. Është Ganiu ai që është burri i shtëpisë dhe është Ganiu ai që po thellon çdo gjë dhe që ma bën tetë me dy.
Pra në këtë marrëdhënie dominon Ganiu?
Unë ju betohem që është Ganiu ai që bën ligjin në shtëpi dhe ritheksoj: është ai që ma bën 8 me 2. Po të doni besojeni po të doni jo. Por nga ana tjetër ai është një djalë shumë i mirë, i pjekur dhe i kupton gjërat. Është zemra e bukur e mamit të vet. Më ka marrë malli se kam dhjetë ditë pa e parë.
Ju tashmë keni prej disa kohësh certifikatën e martesës. Po e shumëpërfolura dasmë, kur do të ndodhë?
Certifikata e martesës nënkupton që je martuar me dikë. Gjithmonë them me vete, pse nuk merren njerëzit me ata që i kanë gratë në shtëpi pa certifikatë martese dhe thonë: kjo është gruaja ime, por merren me mua që jam me certifikatë martese por pa bërë dasmë. Pse nuk merren me këtë kategori? Në momentin që do të sqarohet problemi i këtyre të parëve atëherë do sqarohet edhe problemi im. Është shumë normale.
Pra po na lini të kuptojmë se nuk do të bëni dasmë?
Shikoni, Ganiu nuk njeh njeri në Shqipëri. Dasmën do ta bëjmë por duhet të prisni se kur kjo do të ndodhë. Po u bë, u bë, po s’u bë, s’u bë. Në fakt më nervozon pak kur më pyesin dhe vazhdojnë të më pyesin për dasmën.
Sa qejf i ka Bleona fëmijët?
Bleona i pëlqen fëmijët t’i përkëdhelë pesë minuta dhe të luajë dhjetë minuta. Pas këtyre dhjetë minutave, i pëlqen që dikush tjetër të merret me ta për sa i takon ndërrimit të pampersave, të ushqyerit apo mënyrës sesi fëmijët qajnë.
Sa do të dëshironit të kishit nga martesa juaj?
Fëmijët janë gjëja më e bukur në botë. Sigurisht që edhe unë dua të kem një fëmijë, ndoshta kjo do të ndodhë vitin tjetër, ndoshta pas dhjetë vjetësh. Këtë nuk e dimë akoma se sikur na ka dalë Hollivudi përpara dhe na prish planet. Varet nga filmat që do të bëj. Sa më shumë filma do të realizoj, aq më shumë fëmijë do të kem (kështu ndodh me aktorët pë rsa u takon fëmijëve). Por diçka dua t’u bëj të qartë të gjithëve. Fëmijët e mi do jenë shumë të famshëm.
Marrëdhëniet me gatimin?
Nuk di të gatuaj, dhe duke qenë se një gjë të tillë nuk di ta bëj i bie që të dy të jemi me dietë. Pra kështu le të mbetet pasi nuk shëndoshemi. Ne tashmë flasim me nivele karbohidratesh dhe proteinash, nuk themi se çfarë hëngrëm për drekë apo për darkë. Shyqyr që Ganiu më akuzon që sa herë marr mundimin të gatuaj dhe hamë diçka ai shëndoshet, kështu që unë as tentoj më të gatuaj. Jemi rehat të dy. Kështu edhe unë kam më shumë kohë të merrem me veten time.
Cilat janë materialet më të fundit muzikore që po përgatit?
Këngët e mia të reja titullohen ‘Hotness’ dhe ‘Magnetic’. Është përfunduar varianti në anglisht por ende ai në shqip pasi kam qenë shumë e zënë me koncertet. Në momentin që do përfundohet varianti në shqip atëherë do të bëhen edhe dy klipe që do të dalin në Shtator apo Tetor.
Si i ke përjetuar koncertet e fundit? Sa emocion të kanë falur ato?
Në koncerte po ndihem mrekullisht mirë. Pa marrë parasysh se ku do të jetoj apo çfarë peshe do kem në tregun amerikan unë gjithmonë do jem Bleona e lindur dhe e rritur në Tiranë. Ndihem shumë e mirëpritur. Më presin me padurim kur vij. Këtë e vlerësoj dhe e respektoj pa masë. Mendoj që kam bërë shumë dhe jam kthyer në një personazh të dashur për publikun. Pa u mburrur mund t’iu them që jam një person që nuk i pushon telefoni nga fansat. Duan të bëjnë foto me mua, më zbresin pafund nga makina. Asnjëherë nuk do të jem arrogante apo mendjemadhe me publikun, ndërsa për të tjerët, kush e meriton…patjetër që po.
Ku do t’i kaloni pushimet këtë vit?
Në fakt nuk e di se ku do i kalojmë, dhe nuk di në do kem kohë për pushime apo jo. Por mendoj se disa ditë do i bëj, por shumë pak. Jam shumë e zënë me koncertet, do të filloj edhe nga xhirimet e klipeve. Janë ditë shumë të ngjeshura. Nuk mendoj se do ketë pushime të gjata këtë vit edhe pse dua ta marr pak veten. Nuk kam zgjidhur ende punën e filmit për të cilin do të desha të flisja në një tjetër intervistë pa dashur të zbuloj asgjë. Nuk kam zgjidhur ende as punën e albumit në Anglisht.

Posted in Bleona Qereti0 Comments

Bleona Qereti, prezantohet si ‘Madonna’ Shqiptare

Bleona Qerreti tenton të futet në tregun amerikan me këngë në gjuhën angleze. Madje dhe faqen zyrtare personale http://www.bleonaqereti.com/ e ka realizuar në gjuhën angleze. Ajo që të impresionon është se këngëtarja shprehet në Biografinë e saj si këngëtare se populli shqiptar e identifikon si Mbretëreshën e Pop, në Botë, Madonna. Madje dhe festivalet shqiptare te zhvilluara ne Tirane ku kengetarja ka marre pjese, por ku nuk ka fituar asnjehere nje cmim te pare, ne faqen e internetit i ka cilesuar si “Grammy ne Europe”. Gjithsesi, Bleona guxon dhe me qëndrimin në Amerikë pranë të dashurit shqiptar, po merret dhe me përfundimin e albumit të saj ne gjuhen angleze me te cilin mendohet te debutojë ne tregun muzikor amerikan. Në faqen personale vërehen gjithashtu dhe foto, disa shumë të njohura për publikun shqiptar, kurse, disa që në i kemi vendosur dhe në galeri, janë më të rejat.

Posted in Bleona Qereti0 Comments

Bleona Qereti NUDO

Bleona Qereti NUDO

Sipas informacioneve më të fundit, këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti Nudo është duke punuar në Amerikë për albumin e saj më të fundit në gjuhën angleze, të cilin do ta hedhë në tregun amerikan shumë shpejt. Të njëjtat burime na pohojnë se Bleona i ka publikuar tashmë dy prej këngëve të reja, të cilat i përkasin rrymës ‘Britney-Pop’. Ende nuk i njohim titujt e këtyre këngëve, pasi ato nuk janë shpërndarë në sitet e tjera në internet, siç ndodh rëndom me këngët e të gjithë këngëtarëve.

Bleona Qereti Nudo ka zgjedhur që fansat e saj t’i dëgjojnë këto këngë vetëm përmes adresës së saj në internet www.bleonaqereti.com. Ju mjafton ta lini faqen hapur dhe të prisni të luhen këngët njëra pas tjetrës.  Por Bleona veç këngëve të reja, për të gjithë vizitorët e faqes së saj ofron edhe një mundësi tjetër shumë interesante, një risi.

Bleona Qereti NUDO

Të gjithë ata që duan të shijojnë format e përkryera të këngëtares, (përmes fotove natyrisht) le t’i hedhin dhe një sy galerisë së saj. Për herë të parë, Bleona Qereti Nudo

Bleona Qereti Nudo

Bleona Qereti Nudo

shfaqet me një fustan tyl, pa reçipeta, me bikini. Mjaft seksi dhe me një gjoks për t’u përgëzuar, pasi iu ka shpëtuar deri më tani ndërhyrjeve plastike që kanë bërë shumë të tjera në botën e artit.

Bleona Qereti NUDO

Posted in Bleona Qereti0 Comments

Bleona Qereti e dobësuar dhe e nxirë si asnjëherë

Bleona Qerreti nuk vonon të nxjerrë setin e ri me foto në faqen e saj personale në internet. Këngëtarja që kohët e fundit nuk ka promovuar ndonjë album të ri shprehet se aktualisht është duke punuar për një album me këngë në gjuhë të huaj pasi dhe synimi i saj kryesor sic shprehet është integrimi në rrjetin muzikor amerikan. Ndërsa tregohet e rezervuar për punën e tanishme me kengën, këngëtarja hedh në rrjet disa foto ku dëshmojnë sesa është dobësuar Bleona duke punuar në SHBA. Dhe jo vetëm kaq, për të humbur vëmendjen nga kilogramët që ka hequr, Bleona ka bërë aq shumë solar, sa nuk duket më e njëjta. Megjithatë është gabim ta mohojmë se nuk ngjan bukuroshe, përkundrazi, këto arritje në fotografin ja urojmë dhe në muzike.

Posted in Bleona Qereti0 Comments

Bleona Qereti po kurdis diçka

Ç’po kurdis Bleona Qerreti? Pas fotos, në të cilën shihej Bleona me fundin të shkurtër duke përqafuari kryeministrin Sali Berisha, tashti këngëtarja vjen me pamje të re, e egër dhe joshëse.
Ndërsa premtoi disa këngë në anglisht në imune, tashmë është hedhur vetëm një e tillë me titullin “Show off”, por duket se fotot e reja të këngëtares në sajtin e saj zyrtar në internet premtojnë ndonjë surprizë,

Posted in Bleona Qereti0 Comments

Bleona Qerreti bashkëpunim me Timbeland

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti, duket se famën e kërkon edhe në Shtetet e Bashkuara. Ajo është parë përkrah personazheve të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë, si Xhulia Ormond dhe Xhina Xhershon, në mbrëmjen e bamirësisë “Save the Children and Artists”, në Los Anxheles, ku ka performuar “live” edhe këngëtari Riki Martin. Ylli i muzikës shqiptare. Nga vetë këngëtarja mësohet se po bashkëpunon me producentin e famshëm amerikan Timbeland, për realizimin e albumin e saj të parë në anglisht. Bleona ka rrëfyer se i është dashur një vit, që Timbeland t’i kthente një përgjigje për bashkëpunimin, por albumi sipas saj nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i suksesshëm.

Posted in Bleona Qereti0 Comments

[Video] – Belona Qereti – Kenga Magjike

[Video] – Belona Qereti – Kenga Magjike

Posted in Bleona Qereti0 Comments

[Video] – Bleona Qereti – Nato Koncert

[Video] – Bleona Qereti – Nato Koncert

Posted in Bleona Qereti0 Comments

[Video] – Bleona Qereti – Qejfin gruas mos ja prish

[Video] – Bleona Qereti – Qejfin gruas mos ja prish

Posted in Bleona Qereti0 Comments

[Video] – Bleona Qereti – O Bo Bo C’i Bere Vehtes

[Video] – Bleona Qereti – O Bo Bo C’i Bere Vehtes

Posted in Bleona Qereti0 Comments

[Video] – Bleona Qereti – S’dua

[Video] – Bleona Qereti – S’dua

Posted in Bleona Qereti0 Comments

[Video] – Bleona Qereti – Bom bom

[Video] – Bleona Qereti – Bom bom

Posted in Bleona Qereti0 Comments

Npire Entertainment TV

Npire TV