Categorized | Nora Istrefi

Nora Istrefi Biografia

Nora Istrefi Biografia

Vendlindja: Prishtine
Mosha: 25 Vjeç
Ditelindja: 25 Mars 1986
Shenja e Horoskopit: Dashi

Nora Istrefi është këngëtare e suksesshme dhe e mirënjohur nga Kosova. Karriera e saj ka filluar ne moshën 18 vjeç. Kënga e saj që është hyrë ishte kënga “Shko Tash”. Per këngën tjetër bashkëpunoi me tingullin 3nt “Hey hey hey”. Me pas kënga “negativ” videoklip i mirë i vitit 2005 dhe Taxi 2006. Kenget i ka përfshirë dy Albume “Opium” dhe “Engjëll”. Janë bërë të mira dhe të suksesshme. Duke u shitur në Shqipëri, Maqedoni, Diasporë, etj.  Nora e ka pasur Babain Kamerman te quajtur Nezir Istrefi. Ka dy motra Nita dhe Era dhe një vëlla të vogël qe quhet Bledi.  Bukuroshja kosovare nuk eshte singell. Ajo eshte e fejuar me Robert Berishen i cili edhe ai merret me muzike. Kjo kengetare me sharmin me zerin karakteristik me trupin e saj seksi dhe me kenget e nje pas njeshme ka arritur nje fame te madhe dhe e pelqyer kudo.

 

Pas një kohe relativisht të gjatë të lidhjes së saj me Robertin (ish- i dashuri i Adelina Ismajlit) këngëtarja Nora Istrefi duket se ka vendosur që lidhjen ta forcojë duke bërë një hap para e duke shpallur fejesën. Miqtë e Nora Istrefi kanë folur se data e fejesës së saj mund të jetë 22 ose 23 maji, por kjo nuk është konfirmuar nga çifti i ri. Sipas këtyre burimeve, Nora Istrefi dhe Roberti kanë vendosur që rastin e fejesës ta shënojnë me një ceremoni, ku të ftuar do të jenë disa nga miqtë e tyre më të afërt. Duke marrë parasysh se çifti ka shumë njerëz me të cilët punojnë dhe ndajnë kohën më të madhe të tyre, pritet që ceremonia të mos jetë aq e vogël sa për të mos u vënë re. Ata kanë zgjedhur një lokal të kryeqytetit ku do të ndërrojnë nishanet e fejesës, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ceremoni më formale. Vet Nora Istrefi nuk ka folur asnjëherë në publik për lidhjen e saj me Robertin, por nuk ka mundur ta fshihte atë, derisa së bashku shumë shpesh kanë qëndruar në lokalet më të frekuentuara të kryeqytetit. Sidoqoftë, ata ka kohë që njihen, pasi të dy i takojnë të njëjtit profesion, derisa Roberti luan në organo (thonë se është një klaviaturist i mirë). Ai është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të këngëtarit Sinan Vllasaliu,(me kete te fundit do kete nje duet i cili do dale ne muajn qershor, enderr e madhe e Nores njekohesisht duke ndjekur hapat e Adelina Ismajlit, e cila vite me pare ka pasur duet me po te njejtin kengetar)duke e shoqëruar atë gjithkund. Nga ana tjetër, Roberti njihet edhe si një zemërthyes i vajzave, për shkak të sharmit dhe bukurisë që ka.

Historia

Në intervistat e saj, kur i drejtohej pyetja nëse është e dashuruar dhe e lidhur me ndokënd, Nora Istrefi përgjigjej se ishte singël dhe se do të donte të qëndronte kështu për një farë kohe. Por në fakt nuk ishte e vërtetë. “Bluetooth” arriti të zbulonte muaj më parë se kush ishte i dashuri i Nora Istrefi. Robert Berisha, një djalë nga Prishtina, i cili ashtu si edhe Nora Istrefi  merret me muzikë. Të dy bashkë nisën të frekuentoheshin muaj më parë, në kryeqytetin kosovar. Edhe pse Nora Istrefi nuk ka dëshiruar asnjëherë të flasë për këtë, ajo nuk ka heziton që me Robertin të kalojë çaste të bukura nëpër lokalet në qendër të Prishtinës.

Nora Istrefi, më sensuale se kurrë…

Menjëherë sapo gjeti dhe të dashurin e zemrës, pas një periudhe të gjatë singël pas ndarjes me Getoarin, Nora u shfaq më sensuale se kurrë. Kjo u duk më së shumti tek video e saj e re, “Mos më lë”. Sapo doli, pjesa e parë e klipit u vu re që shoqërohej nga imazhe jo të zakonta nga ç’ka realizuar Nora Istrefi deri më sot. Të veçanta ishin lisharëset ku tregohet se vajza është vërtet e dashuruar. Gjatë gjithë këngës, vetëm në rastet e ndërhyrjes së lëkundjeve me lisharëse, këngëtarja kosovare këndon nën ujë dhe pas trupit të saj, ku duket vetëm pjesa e pasme e zhveshur, shihet qartë tatuazhi ku është shkruar titulli i këngës. Kujtojmë që për klipet e Norës nuk kujdeset vetëm ajo, por edhe i fejuari i saj, Robert Berisha, i cili nuk mund të qëndrojë indiferent për dy arsye, së pari, sepse do maksimumin për të fejuarën e tij dhe së dyti, siç thamë edhe më lart, i përket të njëjtës fushë, asaj të muzikës.

Nora Istrefi Biografia

Nora Istrefi Biografia

Nora Istrefi Biografia

Nora Istrefi Biografia

Leave a Reply

Npire Entertainment TV

Npire TV