Tag Archive | "biografia"

[Foto] – [Video] – Angjelina Hadergjonaj

[Foto] – [Video] – Angjelina Hadergjonaj

Angjelina Hadergjonaj

Ato nuk ndalen në bukurinë e tyre, ndërkohë që janë nënë e bijë. Për herë të parë, Angjelina Hadergjonaj, vajza këngëtare e Albëries, që njihet në skenën shqiptare prej vitesh janë shfaqur në tapetin e kuq të dyja bashkë  me veshje shumë sharmante. Albëria, e cila ka shoqëruar të bijën në këtë kompeticion muzikor, ëshët dukur edhe më e bukur, ndërsa ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë. Ndërsa Anngjelina Hadergjonaj, e cila në Top Fest 8″ u vlerësua më çmimin “Artisti i ri më i mirë” për baladën e saj “Kjo jetë s’mjaftoi”, i ka mahnitur të gjithë, pasi ka shkelur në tapet me një fustatn të shkurtër krejt transparent.

Angjelina Hadergjonaj eshte vajza e nje personazhi shume te njohur, qe dashur pa dashur ka pasur çfare te fitoje nga gjenet e se emes, e po ashtu edhe jeta e saj artistike.  Behet fjale per Alberie Hadergjonaj, kengetarja nga Kosova qe karrieren e saj e ka ndertuar me se shumti ne Shqiperi, tashme po stervit prane krahut te saj, Angjelina Hadergjonaj, te bijen e cila sapo ka mbushur 18 vjeç. “Qe e vogel kam adhuruar mamin. Gjithmone kam dashur te behem kengetare. Muziken e kam shume pasion”, shprehet Angjelina Hadergjonaj.

“Ka ndikuar shume teksa shihja mamin qe ben prova dhe duke e pasur prane me eshte shtuar deshira”, perfundon Angjelina Hadergjonaj.

Angjelina Hadergjonaj

Vajza e Albërie Hadërgjonajt Angjelina Hadergjonaj ka tërhequr vëmendjen e tregut muzikor dhe tani eshte bere kolege me të ëmën.  18-vjeçarja Angjelina Hadergjonaj, ne nje interviste per ”Shekulli” ka folur per pasionin për muzikën dhe arkitekturën.  ”Muzika nuk do të jetë profesioni im i vetëm, muzika është arti im, profesion do të jetë arkitektura, për të cilën kam shumë dëshirë të studioj”, ka treguar Angjelina Hadergjonaj.  Ajo qe dallon shume vajzen maturante te familjes Angjelina Hadergjonaj nga shumica e bashkëmoshatarëve te saj, eshte se ajo nuk ka një telefon celular.   Ne lidhje me kete, Angjelina Hadergjonaj ka thene: ”Momentalisht, nuk e ndjej shumë të domosdoshëm për shkak të angazhimeve shkollore dhe aktivitetit muzikor, por, përgjigjet mami për telefonatat e mia”.

 

Botës së muzikës i është shtuar edhe një fëmijë këngëtaresh, e kësaj radhe bëhet fjalë për vajzën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Angjelina Hadergjonaj. Gjatë një interviste për gazetën “Shekulli”, këngëtarja e re ka pranuar se emri i nënës i ka ndihmuar shumë. “Sigurisht, ndihem e lumtur kur përmendet me shumë dashuri që jam e bija e Albëries”, është shprehur Angjelina Hadergjonaj. Ajo ka treguar se talentin e saj në muzikë e ka zbuluar nëna e saj, e cila njëherësh ka qenë shtytja kryesore për t’i hyrë kësaj bote.

Foto Angjelina Hadergjonaj Galeria

[Video] - Anxhelina Hadergjonaj – Kopje pa kuptim

[Video] - Anxhelina Hadergjonaj – Kjo jete s’mjaftoi [TOP FEST 8]

Posted in LajmeComments (0)

Zanfina Ismajli Biografia

Zanfina Ismajli Biografia

Vendlindja: Prishtinë
Mosha: 25 Vjeç
Ditelindja: 15 Maj 1986
Shenja e Horoskopit: Demi
Zanfina Ismajli fitoi vendin e parë në festivalin e verës “Çelësi muzikor” që është mbajtur në Prishtinë. Deri me tani ajo ka një album te edituar më 2003 të quajtur Zani dhe disa videoklipe nder të cilat janë : Gajdexhiu, Cocaina i cili ishte i punuar me qëllime humanitare dhe fliste kundër drogës, pastaj vije në radhe dueti i saj me motrën Adelinën i quajtur Dy motra një frajer,  Zanfina Ismajli pas këtij videoklipi me motrën ajo beri BOOM me këngën dhe klipin Partizani i vogël- klip i cili u pëlqye nga te gjithë sepse Zanfina ne të tregoi talentin për transformim duke ndërruar 7 stile. Ndërsa këtë vit ajo ka nxjerr në shitje hitin e saj më të ri të quajtur As i fundit as i pari videoklipi i te cilit mund të krahasohet me ata të huajt dhe me të cilin po then rekord në shikueshmëri në internet.

 

Zanfina Ismajli Biografia

Festivali Kombetar i Femijeve” ne Shkoder, ka qene nje prej aktiviteteve me te rendesishme e me te ndjekura gjate femijerise sime. Pikerisht ne skenen e ketij festivali nga viti ne vit u prezantuan disa prej emrave me te njohur te muzikes shqiptare.Nuk ishte nje prej festivaleve qe per nje arsye apo tjeter i sheh kudo sot, ishte nje festival i cili, per ata femije qe te ardhmen e tyre do ta investonin ne muzike, pjesmarrja ne te ishte nje domosdoshmeri. Pikerisht ne kete festival kam pare per here te pare Zanfinen (e cila u vlersua edhe me cmim). Nje vajze me floke te gjata e cila kercente fort, gje qe bente te binte shume ne sy e te vecohej nga te tjeret me prezantimin e saj. Mbaj mend ne ato caste dikush tha “Kjo eshte motra e Adelines!”. Qe prej atij momenti si me magji, cdo hap qe Zanfina Ismajli ka hedhur ne karrieren e saj muzikore eshte shoqeruar pikerisht me kete fjali “Kjo eshte motra e Adelines!”. Kete vit vec, gjerat duket se po ndryshojne.Hit pas hiti videokip pas videoklipi, ajo nuk eshte me “motra e Adelines” por vec “motra e vetvetes” e per kete arritje te sajen jane krenare te dyja. Ne javet qe pasojne, afrohet nje tjeter moment kyc ne karrieren e Zanfina Ismajli ; Balkanvision-Festivali i Kenges Ballkanike. Ndersa per nje pjese te madhe te publikut, Balkanvision mund te jete nje tjeter Eurovision apo Eurovideo, per Zanfinen eshte nje rast ku perpara miliona spektatoreve mbarekombetare, do te kendoj ne menyre te drejtperdrejte hitin e saj me te fundit, duke i vene kapakun njehere e mire edhe nje tjeter thashethemi rreth vokalit te saj, i cili po ashtu si shume thashethemeve te tjera rreth kengetares nuk i dihet origjina. Gjithsesi mos u shqetesoni per Zanfinen, sepse ajo eshte “Made in Ismaili” nje familje qe prej dy dekadash ka sjell vetem sukses ne skenen e “Estrades shqiptare” e qe do vazhdoje me po te njejtin sukses edhe ne te ardhmen.Nuk po predikojme, ne e dime kete!

Zanfina Ismajli

Zanfina Ismajli

Zanfina Ismajli Biografia

Posted in ZanfinaComments (0)

Adelina Ismajli Biografia

Adelina Ismajli Biografia

Vendlindja: Prishtinë
Mosha: 32 Vjeç
Ditelindja: 14 Dhjetor 1979
Shenja e Horoskopit: Shigjetari

Adelina Ismajli është një këngtare dhe aktore nga Kosova, dhe një prej këngëtareve më të suksesshme në Kosovë, ku përveç kësaj njihët edhe në vëndët e tjera shqipëtare si: Shqipëri, Maqedoni, dhe Mal të zi. Ajo ka filluar të këndoj qysh në moshën fëmijërore. Adelina Ismajli Qysh atëhere ajo këndonte këngë optimiste derisa u paraqit me këngën “frajeri” ku filloj të ndryshonte mënyren e të kënduarit. Adelina Ismajli është gjithashtu mjaft e njohur si një simbol për seksin e saj dhe fyerjët seksuale provokative nëpër Video shfaqjet shqiptare në stacionet televizive e lokale.

Adelina Ismajli
Adelina Ismajli

Adelina Ismajli Biografia


Incizimet e Adelina Ismajli, duke përfshirë katër albume të klasës së parë-chart (100% Zeshkane, S’jam Sex Bombë, Prej Fillimit dhe Mbretereshe E Robereshe) janë bërë të mira dhe të suksesëshme, duke u shitur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, si dhe në diasporën shqiptare. Për herë të parë paraqiti një album të plotë me Videoklipe dhe kënge të saja, ku në mesin e të cilave u paraqit edhe Zanfina Ismajli me një Videoklip të quajtur “Dreq i vogel simpatik”. Në një intervistë të fillim të vitit 2006, Adelina Ismajli i hodhi poshtë pretendimet se muzikantët shqiptarë kishin zhvilluar një zakon të huamarrjes së melodive nga gjuhët fqinje të Ballkanit, siç është shpesh rasti të gjithë rajonin.  Adelina Ismajli Në një zemër të hapur të paraqitjes, ajo i dha dëshmi se kishte qenë kryesisht shqiptare e cila u gjet origjinale në interpretimet e saja.

Adelina Ismajli Më 1997 morri pjesë në spektakalin e bukurisë “Miss Kosova” ku ajo u zgjodh Miss Kosova 1997. Vjen nga një familje me karakter kulturor. Zanfina Ismajli është motra e Adelina Ismajli  ku njëeherit është edhe këngëtare e suksesshme. Ajo ishte përfshirë për një gjatësi kohore romantike e dashurie me Zyrtarin Policor të Kosovës, Triumf Riza, një hero i forcës policore i cili vritët për shkak të përleshje me grupet e krimit të organizuar. Riza qëllohet për vdekje më 30 gusht, 2007, ku thuhet se ishte një i dërguar për tia zgjatur depresionin Adelina Ismajlit.

Menjëherë pasi që Adelina Ismajli lëshon albumin e saj të fundit “Feniks” në mes të vitit 2008, simbolizon kthimin e saj në skenën muzikore pas një mungese dy vjeçare. Babai i Adelinës është lindur në fshatin Sazli afër qytetit Ferizaj, kurse nëna saj është nga Peja.

Adelina Ismajli Biografia

Posted in Adelina IsmajliComments (1)

Ciljeta Biografia

Ciljeta Biografia

Ciljeta lindi më 5 shkurt të vitit 1985 në Tiranë, në Lagjen Nr. 3, te Selvia. I përket shenjës së Ujorit. Që e vogël është dalluar për bukurinë dhe shkathtësinë e saj, qysh kur shkonte në kopsht, edhe pse nuk e kishte me shumë dëshirë. Por në shkollë dallohej për rezultate të larta në mësime, si dhe një vajzë e edukuar. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” e më pas gjimnazin te “Sami Frashëri”, në Tiranë. Është angazhuar që e vogël nëpër festa të ndryshme, të organizuara nga shkolla, ku edhe ka dalluar me aftësitë e saj në kërcim, këngë e recitim. Aktualisht, Ciljeta është studente e vitit të tretë në Shkenca Politike dhe vazhdon të jetë aktive edhe në tregun muzikor.

Ciljeta Biografia

Ciljeta Biografia

Ciljeta Biografia

Familja e Ciljeta Familja e saj përbëhet nga tre pjesëtarë: mami, babi dhe Ciljeta .Babi i saj quhet Ferdinand Xhilaga, i ditëlindjes 15.12.1935. Aktualisht, është pensionist, por profesioni i tij ka qenë ekonomist. Origjina e tij është dibrane, mirëpo, duke pasur babanë oficer, është lindur në Delvinë, ku edhe jetonin në ato vite.Mami i Çiljetës quhet Majlinda Xhilaga, e lindur më 23.05.1962 në Korçë, por jeton prej vitesh në Tiranë. Profesioni i saj është parukiere. Lidhja e saj me Çiljetën është shumë e ngushtë. E ka shoqëruar atë që në moshë të vogël, dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, kur Ciljeta ia ka nevojën. Ajo i ka bërë dhuratë mamit të saj një sallon bukurie në Tiranë, i cili mban emrin “Ciljeta”.Gjyshja e saj nga mami quhet Liri Zenelaj, e lindur në vitin 1944, dhe jeton në Tiranë. Çiljeta ka një marrëdhënie të rrallë me gjyshen e saj, që shumë pak mund ta kenë. E duan shumë njëra-tjetrën.

Ciljeta Biografia

 

Të afërmit e Ciljeta . Mami i saj është fëmijë i vetëm dhe, për pasojë, Çili nuk ka as teze, as dajë. Ndërsa nga babi ka vetëm një xhaxha, me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira. Ai quhet Shpëtim Xhilaga. Po kaq marrëdhënie të mira ajo ka edhe me nusen e xhaxhait, Teutën, si dhe me dy djemtë, Denisin dhe Eltonin, të cilët i konsideron si vëllezër.Shprehen për ÇiljetënMami i saj, ndër kujtimet e fëmijërisë së Çiljetës, tregon: “Ka qenë një vajzë midis dy djemve. Duke qenë se në familjen e bashkëshortit ishin vetëm dy meshkuj, Ciljeta ishte shumë e dëshiruar në këtë familje. Ka qenë një fëmijë jashtëzakonisht shumë e bukur. Sado të ketë ndryshuar, buzët dhe sytë e saj të veçantë nuk ndryshojnë asnjëherë. Kur ka qenë në moshën 5-vjeçare nuk i pëlqente fare të shkonte në kopsht dhe vinte pas meje, kur shkoja në punë. Ishte shumë e lidhur me mua; më kujtohen vitet 90, kur shkoja në ambasadën jugosllave për të marrë vizë për në Kosovë e që më vinte nga pas. Largohej nga kopshti dhe shkonte vetëm në ambasadë, edhe unë po të mos isha atje. Po në këtë moshë, largohej shpesh nga shtëpia dhe shkonte vetëm te “15-katëshi” dhe i lagte flokët me ujë te shatërvani. Nuk e kishte fare problem të shkonte vetëm nga Pazari i Ri për në Kamëz, ku e kishte punën i ati. Edhe pse kopshtin e kishte inat, me shkollën nuk ndodhte e njëjta gjë. Ishte nxënëse shumë e rregullt, mësonte dhe mësuesit e donin jashtëzakonisht shumë. Edhe sot, mësueset e shkollës së saj tetëvjeçare e duan po aq shumë, si dhe e takojnë shpesh.Që pas vitit 1990 ia kemi festuar çdo vit ditëlindjen, si dhe kemi si kujtime fotografi apo video, të cilat shpesh Ciljeta i shikon dhe i kujton ato kohë të bukura. Ciljeta, mendoj se është pjekur para kohe; kjo falë angazhimeve të saj nëpër evenimente të ndryshme. Gjatë gjimnazit shoqërohej me njerëz jo të moshës së saj, pasi e lidhte puna dhe i ka munguar fakti i të qenit gjimnaziste e mirëfilltë. Gjithmonë e shoqëroja unë, ndërsa, pas vitit të tretë të gjimnazit, filloi të ecte me këmbët e saj. Por, edhe sot më merr shpesh me vete.” Gjyshja: “Jam shumë krenare që e kam mbesë. Që e vogël ka qenë shumë e bukur. Më kujtohet vera e vitit 1991, kur kemi qenë në Golem, në plazh. Atje ajo ka qenë fëmija më e bukur e që binte më tepër në sy. E thërrisnin që në atë kohë “Miss Plazhi”. Nuk i preknin këmbët në tokë, pasi e mbanin të gjithë në shpatulla. Aq shumë e donin… Është fëmijë shumë e edukuar, i respekton shumë njerëzit, sidomos moshën e madhe. Asnjëherë nuk ma kthen fjalë. Çfarëdo që t’i them, më dëgjon me shumë respekt. Është edhe një besimtare e madhe, beson te Kurani dhe i feston festat fetare. Jam shumë e kënaqur nga Ciljeta. I uroj të ketë fat dhe suksese, në profesion e kudo tjetër në jetë.”

Ciljeta Biografia

Posted in CiljetaComments (0)

Dafina Zeqiri Biografia

Dafina Zeqiri Biografia

Vendlindja: Varberg (Suedi)
Mosha: 22 Vjeç
Ditelindja: 14 Prill 1989
Shenja e Horoskopit: Dashi
Dafina Zeqiri me nofken Duffy’e lindi ne Varberg, por u rrit ne qytetin e Malmo ne Suedi. U interesua per muzikën dhe duke u inspirur prej nënës se saj (Njëkohëshisht këngëtare e famshme ne Kosovë).

Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashmë Dafina ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të njohura. E kështu as medaljet s’mungojnë për ketë talent te ri:

Në vitin – 2007 :
Fitoi në Polifest, me këngen “Rrallë e përmallë”!

ndërsa në vitin – 2008:
Dafina Zeqiri bëri një BOOM tjetër në Polifest me këngën “Adios” dhe u shpërblye me çmimin e publikut që ky çmin sigurisht qe do të thotë shumë për një këngëtar ! Po në vitin 2008, lëshoi në treg albumin e saj të parë me titull “KnockDown”. Vijon pjesëmarrja në Këngen Magjike 2008 ku mori çmimin “Magjia e Parë” me këngen “Bateritë”!, këng kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga të gjithë .

Dafina Zeqiri Biografia

kurse në vitin – 2009:
Fama e saj u shtua pas gares se kërcimeve në “Op Labi Party (Viti i ri 2009)” ku Dafina fitoi garën karshi këngëtareve më të njohura në Kosovë, pasii që kërcimi i saj ishte vërtet mahnitës!
Në vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e njohur si Blero & F-Kay në këngën “La vida Loca” dhe me Capital T & 2po2 “Shumë Nalt”. Të dyja këngët u shëndërruan në hitet e verës 2009. Në Maj të vitit 2009 fitoi çmimin “Best RNB” në Top Fest 6 me këngën “Dua që ta di” këng e cila pati një sukses mjaft të madh ku më pas Duffy`e i realizoi edhe Remix-in kësaj kënge të cilen e bëri Dj i mirënjohur Dj-Zap. Në Gusht, u shpall “Femra Superstar 2009″ në Teksteshqip.com Në Shtator, mori pjesë në Polifest me këngen “Amazing Girl” dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë. Gjatë vitit 2009 2 videoklipe shumë të sukseshme: “Shumë Larg” (Pulla Pictures) dhe “Amazing Girl” (Entermedia).

Ne shkurt 2010, Dafina Zeqiri ka deshmuar se ka nje vokal te mrekullueshem duke kenduar live ne RTK `Oxygen` ku kendoi dy kenge. Ne shqip `Kenga qe ta kendova` dhe ne anglisht “Stupid in love”. Pas ketij emisioni, Dafina Zeqiri udhetoi per ne Australi per te xhiruar klipin e kenges me te re ne gjuhen angleze “ROCK THIS CLUB”.  Videoklipi i këngës “Amazing Girl” nga Dafina Zeqiri ishte fituesi kryesor i edicionit të sivjetshëm të Videofestit Muzikor, duke rrëmbyer edhe çmimin për videospotin më të mirë, ‘Best of All’.

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri bashkëpunoi me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin e këngës “Rock this club”. Së fundmi ka lançuar klipin e këngës “Rock this club”, një këngë në gjuhën angleze pasi sic shprehet ajo “cdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja”. Zeqiri rrëfen në intervistë se për këngën e re, producenti Shaneal së bashku me kompozitorin që ka finalizuar këngën, Lazi Boi, kanë bashkëpunuar më parë me këngëtaren e mirënjohur Rihanna. “Janë të shumtë njerëzit të cilëve u detyrohem një faleminderit të madhe: i pari dhe më i rëndësishmi është Krenari (Keni), që më ka ndihmuar pafundësisht shumë, si dhe shumë njerëz të tjerë, të afërm e miq të tij”, thotë Dafina duke shtuar ndër të tjera se në art nuk sheh konkurrencë por respekton koleget. “Aspak, sepse i respektoj së shumti kolegët e mi. Për mua, të gjithë kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta, sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin!”. Dafina mori pjese edhe ne nje koncert te realizuar ne Kosove nga rap-kengetari i njohur Snoop Dogg dhe u prit shume mire nga publiku. Vijuan kenget “Quni i Mamas” dhe bashkepunimi me reperin 2PO2 dhe kengetaren Tuna ne kengen “Vibe”. Me pas me kengetarin Ledri Vula del kenga dhe klipi “Pom Pelqen”. Viti 2010 mbyllet me koncertet e fundvitit ku Dafina performoi “A Te Kujtohet Kur Jemi Krue” bashke me Naim Krasniqin, “Adagio” dhe “Kur shkove ne Kurbet”.

Fansat presin me padurim se si do e dominojë Duffy`e skenën e muzikës shqiptare edhe gjatë vitit 2011!

Dafina Zeqiri Biografia

Posted in Dafina ZeqiriComments (1)

Nora Istrefi Biografia

Nora Istrefi Biografia

Vendlindja: Prishtine
Mosha: 25 Vjeç
Ditelindja: 25 Mars 1986
Shenja e Horoskopit: Dashi

Nora Istrefi është këngëtare e suksesshme dhe e mirënjohur nga Kosova. Karriera e saj ka filluar ne moshën 18 vjeç. Kënga e saj që është hyrë ishte kënga “Shko Tash”. Per këngën tjetër bashkëpunoi me tingullin 3nt “Hey hey hey”. Me pas kënga “negativ” videoklip i mirë i vitit 2005 dhe Taxi 2006. Kenget i ka përfshirë dy Albume “Opium” dhe “Engjëll”. Janë bërë të mira dhe të suksesshme. Duke u shitur në Shqipëri, Maqedoni, Diasporë, etj.  Nora e ka pasur Babain Kamerman te quajtur Nezir Istrefi. Ka dy motra Nita dhe Era dhe një vëlla të vogël qe quhet Bledi.  Bukuroshja kosovare nuk eshte singell. Ajo eshte e fejuar me Robert Berishen i cili edhe ai merret me muzike. Kjo kengetare me sharmin me zerin karakteristik me trupin e saj seksi dhe me kenget e nje pas njeshme ka arritur nje fame te madhe dhe e pelqyer kudo.

 

Pas një kohe relativisht të gjatë të lidhjes së saj me Robertin (ish- i dashuri i Adelina Ismajlit) këngëtarja Nora Istrefi duket se ka vendosur që lidhjen ta forcojë duke bërë një hap para e duke shpallur fejesën. Miqtë e Nora Istrefi kanë folur se data e fejesës së saj mund të jetë 22 ose 23 maji, por kjo nuk është konfirmuar nga çifti i ri. Sipas këtyre burimeve, Nora Istrefi dhe Roberti kanë vendosur që rastin e fejesës ta shënojnë me një ceremoni, ku të ftuar do të jenë disa nga miqtë e tyre më të afërt. Duke marrë parasysh se çifti ka shumë njerëz me të cilët punojnë dhe ndajnë kohën më të madhe të tyre, pritet që ceremonia të mos jetë aq e vogël sa për të mos u vënë re. Ata kanë zgjedhur një lokal të kryeqytetit ku do të ndërrojnë nishanet e fejesës, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ceremoni më formale. Vet Nora Istrefi nuk ka folur asnjëherë në publik për lidhjen e saj me Robertin, por nuk ka mundur ta fshihte atë, derisa së bashku shumë shpesh kanë qëndruar në lokalet më të frekuentuara të kryeqytetit. Sidoqoftë, ata ka kohë që njihen, pasi të dy i takojnë të njëjtit profesion, derisa Roberti luan në organo (thonë se është një klaviaturist i mirë). Ai është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të këngëtarit Sinan Vllasaliu,(me kete te fundit do kete nje duet i cili do dale ne muajn qershor, enderr e madhe e Nores njekohesisht duke ndjekur hapat e Adelina Ismajlit, e cila vite me pare ka pasur duet me po te njejtin kengetar)duke e shoqëruar atë gjithkund. Nga ana tjetër, Roberti njihet edhe si një zemërthyes i vajzave, për shkak të sharmit dhe bukurisë që ka.

Historia

Në intervistat e saj, kur i drejtohej pyetja nëse është e dashuruar dhe e lidhur me ndokënd, Nora Istrefi përgjigjej se ishte singël dhe se do të donte të qëndronte kështu për një farë kohe. Por në fakt nuk ishte e vërtetë. “Bluetooth” arriti të zbulonte muaj më parë se kush ishte i dashuri i Nora Istrefi. Robert Berisha, një djalë nga Prishtina, i cili ashtu si edhe Nora Istrefi  merret me muzikë. Të dy bashkë nisën të frekuentoheshin muaj më parë, në kryeqytetin kosovar. Edhe pse Nora Istrefi nuk ka dëshiruar asnjëherë të flasë për këtë, ajo nuk ka heziton që me Robertin të kalojë çaste të bukura nëpër lokalet në qendër të Prishtinës.

Nora Istrefi, më sensuale se kurrë…

Menjëherë sapo gjeti dhe të dashurin e zemrës, pas një periudhe të gjatë singël pas ndarjes me Getoarin, Nora u shfaq më sensuale se kurrë. Kjo u duk më së shumti tek video e saj e re, “Mos më lë”. Sapo doli, pjesa e parë e klipit u vu re që shoqërohej nga imazhe jo të zakonta nga ç’ka realizuar Nora Istrefi deri më sot. Të veçanta ishin lisharëset ku tregohet se vajza është vërtet e dashuruar. Gjatë gjithë këngës, vetëm në rastet e ndërhyrjes së lëkundjeve me lisharëse, këngëtarja kosovare këndon nën ujë dhe pas trupit të saj, ku duket vetëm pjesa e pasme e zhveshur, shihet qartë tatuazhi ku është shkruar titulli i këngës. Kujtojmë që për klipet e Norës nuk kujdeset vetëm ajo, por edhe i fejuari i saj, Robert Berisha, i cili nuk mund të qëndrojë indiferent për dy arsye, së pari, sepse do maksimumin për të fejuarën e tij dhe së dyti, siç thamë edhe më lart, i përket të njëjtës fushë, asaj të muzikës.

Nora Istrefi Biografia

Nora Istrefi Biografia

Nora Istrefi Biografia

Nora Istrefi Biografia

Posted in Nora IstrefiComments (0)

Leonora Jakupi Biografia

Leonora Jakupi Biografia

Vendlindja: Skënderaj
Mosha: 33 Vjeç
Ditelindja: 03 Mars 1978
Shenja e Horoskopit: Peshqit

Një ndër këngëtaret më të njohura, bukura dhe preferuara në trojet shqiptare. Karriera e Leonora Jakupi ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”. Kënga e parë ishte “Dallëndyshe bukuroshe”. Ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull Festivali në Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme. Albumet e fundit përmbajnë këngë pop të inspiruar nga muzika turke.Ndër kënget më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ”A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Leonora Jakupi ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës. Pas luftës Leonora Jakupi u shpërngul nga Skenderaj dhe u vendos në Prishtinë, ku edhe banon sot me nënën, motrën dhe vëllanë.Në vitin 2002 Leonora u rrah nga kolegeja e saj Adelina Ismajli. Leonora Jakupi e denoncoi në polici Adelinën, por prokuroria vendosi që ta hedh poshtë çështjen. Konflikti fizik mes Leonorës dhe Adelinës edhe u politizua; gazeta “Epoka e Re”, e afërt me PDK, vendosi që ti besonte versionit të Leonorës për atë se çka kishte ndodhur, ndërsa gazeta “Bota Sot”, e afërt me LDK bëri vendim të kundërt, i besoi versionit të Adelina Ismajlit.Në programin ”Përrall me tupan” në Radio Televizionin e Kosovës më datën 01. shkurt 2007 Leonora Jakupi deklaroi se do të mund të pajtohej me Adelina Ismajlin, vetëm nëse ajo i kërkon Leonorës falje publikisht.Disa herë në intervista është ankuar se Ministria për Kulturë e Kosovës po bën pak për mbrojtën e të drejtave autoriale të këngëtarëve nga Kosova, dhe luftimin e piraterisë. Ka marr pjesë disa herë në koncerte humanitare/ bamirëse, si në koncertin për grumbullimin e mjeteve financiare për lirimin e Fatmir Limaj.

Leonora Jakupi Biografia

Leonora Jakupi Biografia

Leonora Jakupi Biografia

 

Ne vitin 2010 Leonora Jakupi ne video fest fitoi qmimin staylingu me i mir,ajo këtë qmim ia dedikoi stilistit njëkohsisht shokut te saj Valdrin Sahitit.  Leonora Jakupi ne vitin 2010 realizoi klipin e këngës `I Harruar`.  Poashtu ajo mori pjese edhe ne programin festiv te RTK-se me nje humor te pergatitur nga aktori Fatmir Spahiu ku moren pjese edhe kengetaret si MC Kresha,Genta Ismajli dhe NRG Band.  Leonora qe ne fillim te vitit 2011 del me nje kenge tjeter `Koha s`na fal` te ciles i beri edhe nje klip te punuar na Image production dhe si zakonisht per veshjen e Leonores u perkujdes Valdrin Sahiti ndersa per grimin Sellma.

Leonora Jakupi Biografia

Posted in Leonora JakupiComments (0)

Bleona Qereti Biografia

Bleona Qereti Biografia

Datë lindja: 14.05.1979

Vendlindja: Korçe

Vendbanimi: Tiranë dhe Detroit, Michigan

Gjatësia: 174 Cm

Pesha: 57 kg

Shenja zodiakale: Demi

Bleona Qereti do të bëhej një ditë një prej këngëtareve më të suksekseshme në Shqipëri, kjo do të kuptohej që në daljet e saj të para në skenë, atëherë kur ishte fare e vogël.

Në të gjitha aktivitetet e fëmijëve që organizoheshin në qytetin e saj të lindjes, në Korçë, e më pas edhe në Elbasan, ajo i thithte si me magji sytë dhe vëmendjen e të gjithëve. Në fakt nuk kishte nevojë të përdorte asnjë prej magjive që kishte njohur nëpër librat me përralla. Kishte vetë dhuntinë për të rënë në sy kudo që shkonte e në gjithcka që bënte. Ndaj jo më kot, në vitin 1991, vogëlushen lozonjare, që kishte nisur të hidhte shtat tashmë, e zgjodhën për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin ballkanik, i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë.

Vetëm pak kohë më pas do të pushtonte skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan, jo më vetëm si këngëtare por edhe si prezantuese e aktiviteve dhe koncerteve të ndryshme që organizoheshin mbi atë skenë. Ishin vitet 1991- 1994, kur ajo nuk ishte më shumë se 15 vjec e kur megjithatë po konkretizonte shumë prej dëshirave, që bashkëmoshatareve të saj u kishin mbetur si pjesëza të ëndrrave të përnatshme.

Por Bleona, do ta kapërcente edhe më tej këtë parashikim. Duke  Bleona Qereti gllabëruar shumë shpejt jo vetëm skenat shqiptare por edhe ato jashtë Shqipërisë. Pas pjesëmarrjes së sukseshme në festivalin e pranverës 1996 ajo u ftu për një turne në Zvicer, së bashku me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Po këtë vit merr pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike, i cili u zhvillua në Francë, në gusht të 1996- ës, ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit “Arbana”, përfaqësuese e Shqipërisë në këtë festival. Dy muaj më pas nis një tur koncertesh, dy mujor, në Gjermani, Belgjike dhe Hollandë. Por ndërsa përpiqet të zgjerojë rrethin e fansave të saj kudo nëpër botë, nuk harron se destinacioni i saj është Shqiëpëria. Kështu në festivalin e dhjetorit të 1996-ës, shfaqet sërish me performancat e saj interesante, që e tregonte qartë rritjen dhe pjekurinë artistike të vajzës lozonjare. E cila kishte nisur ndërkaq të mendonte të bënte dicka ndryshe edhe jashtë skenave të koncerteve e festivaleve. Nuk vonoi shumë dhe e bëri konkrete atë që kishte kohë që e mendonte: një videoklip shumë interesant. Në pranverën e vitit 1997 megjithë kushtet e vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri, ajo arrin të realizojë për këngën “Era” me të cilin u prezantua edhe në festivalin e pranverës ’97, një klip që pak kohë më pas u trasmetua nga televizioni TV5 Francë, në një emision kushtuar Shqipërisë.

 

Bleona Qereti Biografia

 

Fillimi i vitit të ri do të vinte po kaq i mbarë për Bleonën. Albumi i parë “Kam qejfin tim” që do të hidhej në treg me emrin e saj, në janarin e 1998-ës, do të shkaktonte jo pak zhurmë. Një zhurmë kjo që do të pasohej më pas me atë që do të shkaktone një tjetër angazhim i saj, që nuk kishte të bënte më vetem me muzikën. Në maj të 1998, Bleona provon të bëjë edhe prezantuesen në krah të Kastriot Caushit, rektor në Akademisë së Arteve. Ishte një koncert i madh që u zhvillua për shqiptarët në Greqi, nga Kompania “Koha Jonë”, ku edhe pse do të shfaqej në një rol të ri, pra atë të prezantueses, do të këndonte sigurisht disa prej këngëve të saj më të preferuara të atyre kohëve. Ishte kjo eksperience e re, e prezantimit, që i ngacmoi edhe më shumë idenë e kahershme për të vijuar studimet e larta në Akademinë e Arteve për aktrim Bleona Qereti.

Bleona Qereti Ndërkohë një sërë ngjarjesh të tjera i shtohen rrëmbimthi curiculumit të saj përgjatë këtij viti: vera e 1999-ës e gjen në një tjetër tur të gjatë humanitar në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Austri etj..; në tetor hedh në treg video- kasetën e saj të parë me titull Bleona Qereti  ”Kam qejfin tim”, e cila u realizua ne Gjermani gjatë verës 1999; një muaj më pas shkon sërish në Zvicër këtë herë për koncertet e saj.

Pas këtij turi, Bleona Qereti kontrata që do të nëshkruante me menaxherin Jeton Dautaj, do të thoshte një sukses edhe më i garantuar për Qeretin: 80 koncerte në të gjithë europën, nuk ishin pak. E mësuar tashmë me mirëmenaxhimin e kohëve të mbara të karrierës së saj Bleona nuk do të vononte të sillte pikërisht në këtë kohë albumin e saj të tretë, me titull “S’me behet vonë”. Nuk kishte gabuar në përcaktimin e kohës së duhur. Ky album arriti rekordet e shitjes në Shqipëri. Ndërsa klipi që shoqëroi këngën “S’më bëhet vonë”, të cilën Bleona e realizoi në shtatorin e 2001-shit në Itali me regjizorin Nicola Doersole, do t’ia shtonte edhe më shumë shitjet këtij albumi. Ndaj rezultati i dy turneve që Qereti do të ndërmerte në këto kohë ishte krejtësisht i parashikueshëm: shumë i suksesshëm. Në vitin 2002 rinovimi i kontrates me menaxherin Jeton Dautaj ishte i padiskutueshëm.

Ende pa u shuar jehona e një koncerti, ajo nis një tjetër tur në Gjermani e më pas edhe në Zvicër, Austri etj. Ndërkohë nuk vonon të nisë punën për albumin e saj të 5-të, për të cilin do të bashkëpunonte me kompozitorët më të mirë Ëirus I.Berani Xh.Gashi A.Hila etj dhe me autoret e teksteve A.Doci dhe J.Papingji.

Pas disa koncertesh rradhazi, edhe me këngë popullore, në Kosovë e Maqedoni, Qereti do të rikthehet përsëri shumë shpejt në Amerikë, si e ftuar për te marre pjese ne spektaklin per MISS Albania ne USA Bleona Qereti , spektakel ky që u realizua ne ambjentet eLinkoln Center ne Manhatan. Fundi i vitit 2004 e gjen sërish nëpër Evropë, në Greqi, Itali ,Zvicer dhe Gjermani.

Viti 2005 kishte një mision shumë të madh: pushtimin e Amerikës. Në marsin e këtij viti Qereti zhvillon nje nga takimet me te rendesishme ne karrjeren e saj ,me avokatin dhe menaxherin Michael Novak Bleona Qereti . Ai i propozoi kengetares qe ajo te futet ne tregun amerikan te muzikes duke provuar te realizoje nje CD me hitet me te njohura amerikane, te cilat do te hapin dyert e koncerteve ta saj ne USA jo vetem per publikun shqipetar por edhe per ate amerikan. Bleona Qereti  Ne muajin prill 2005, Bleona Qereti fillon punen intensive per realizimin e kesaj Cd, ne nje nga studiot me prestigjioze ne Detroit e quajtur studio “A recording”. Ne kete studio ku jane realizuar albumet e J.Z Justin Timberlake disa kenge te EMINEM si dhe kolonat zanore te filmave “Rush Our”, realizohet dhe albumi i saj (në qershor 2005), me 12 këngë anglisht. Ndërsa kompozitori Kike Santander i cili njihet si njëri nga kompozitoret kryesor te kengetarit Ricky Martin Bleona Qereti , kompozon një këngë ekskluzivisht për Blerona Qeretin. “Boom Boom” që u realizua në dy variante, shqip dhe anglisht ishte boomi më I madh që Qereti do të shkaktonte në Shqipëri Bleona Qereti . Pasi morri licensën përktëse per realizimin e kenges tek Henry Foxx agency Bleona Qereti e sjell në treg këtë këngë shoqëruar me klipin e realizuar gjithashtu në Amerikë, në Miami FL me një nga kompanite me te njohura amerikane e quajtur “CHAOS FILM PRODUCTION” me producent Alyn Dorney I cili ka qene nje nga producentet e e videos “Love don’t cost a thing” te J.LO Bleona Qereti .

Bleona Qereti Biografia

bleona qereti

bleona qereti

 

Por bëmat e Bleona Qereti nuk mbarojnë me kaq. Pasi sjell në treg një tjetër klip shumë interesant (të realizuar nga Max Production), me këngën “Hallall e ke” (në shtator 2006) e cila rezulton të jetë një nga klipet më të klikuara në internet, e me të cilën këngëtarja fiton cmimin e karrierës (ndërsa nuk është më shumë se 28 vjec) në festivalin e përvitshëm të videoklipeve shqiptare, Bleona nis punën për albumin e rradhës. E përpjekjet për të realizuar dicka krejt ndryshe nga herët e tjera, fati si gjithmonë e ndihmon edhe këtë herë për t’u gjendur në vendin dhe kohën e duhur me personin e duhur. Bleona Qereti Në një takim krejt i rastësishëm, në një prej udhëtimeve të saj të shpeshta, me këngëtarin e njohur grek Triandafilos, dy këngëtarët vendosin të realizojnë një version të ri të këngës së njohur “Monaxos”.

Bleona Qereti

Posted in Bleona QeretiComments (0)

Elvana Gjata Biografia

Elvana Gjata Biografia

Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën ‘Të këndojmë së bashku’. Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur.

Merr pjesë në spektaklin ‘Kërkohet një yll’, dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, ‘Ethet e së premtes mbrëma’. Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.

Elvana Gjata Biografia

‘Ethet e së premtes mbrëma’, më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor’, thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël , i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas ‘Etheve’, merr pjesë në një duet me solistin e grupit ‘The Dreams’ në ‘Maratonën e këngës popullore’ dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën ‘Pranë teje’, me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.

Elvana Gjata Biografia

Së fundi, tek ‘Kënga Magjike’ e zhvilluar në Kosovë, paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Kënga e saj ‘Vetëm Zoti e di’, ka pushtuar majat e hit-paredeve në Kosovë, por, edhe në Shqipëri është një nga këngët më të dëgjuara në valët e radios ‘Energy’. Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë. Është vetëm 18 vjeç dhe ka filluar përgatitjet për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në tregun muzikor në korrik të këtij viti. Këngët e albumit janë të rrymave të ndryshme, por mbizotëron rryma R&B, një nga rrymat më të preferuara nga të rinjtë për momentin.

Deri tani janë rregjistruar 11 këngë, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e radios Energy, dhe Andy Dj, i cili e ka mbështetur edhe financiarisht. Albumi do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të filmohet jashtë vendit dhe që do të jetë edhe supriza e publikimit të albumit. Krahas përgatitjeve për albumin e saj të parë, ajo po përgatitet edhe për fillimin e studimeve të larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Nuk do ta tradhëtojë këngën, por në këtë degë ajo mendon të kompletohet artistikisht, që në të ardhmen përveç se një regjizore e mirë, shpreson të bëhet një show-girl e famshme.

Elvana Gjata Biografia

Elvana Gjata Biografia

Dy motra këngëtare Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare.Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është studente në vitin e fundit për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë ‘udhëheqësja e saj artistike’. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshhim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij.

Posted in Elvana GjataComments (1)


Npire Entertainment TV

Npire TV